Lui Pastër, sipërmarrës i progresit

Lui Pastër

Ia kushtojmë këtë artikull Lui Pastërit, shkencëtar francez aq i njohur për gjeniun e tij shkencor dhe zbulimet e tij të padiskutueshme. Në këtë mënyrë ne nderojmë njeriun që jo vetëm ka avancoi shkencën por edhe që punoi që zbulimet e tij të jenë në të mirë të të gjithë shoqërisë. Shkencëtar, por edhe sipërmarrës, pionier i kohëve moderne, Lui Pastër është për ne një burim i madh frymëzimi.

Lui Pastër, një njeri shumëplanëshe

Lui Pastër lindi në vitin 1822. Nëse ai do të njihet më vonë si një shkencëtar gjenial, rinia e tij shënjohet së pari nga talentet e tij si piktor. Ai realizoi shumë portrete të anëtarëve të familjes së tij dhe vendlindjes së tij. Historia e diplomës së pjekurisë është shumë anekdotike: Lui kalon provimet e drejtimit letrar por herën e parë dështon tek ai  shkencor…ironike për një njeri që më pas do të bëhet një prej shkencëtarëve më të mëdhenj.

Por më vonë, fati – dhe sidomos puna – kthehet në favor të tij. Ai u rikthye në Shkollën Normale, ku studioi lëndët shkencore. Në moshën 26 vjeç, ai martohet me Marie Laurent, e cila do ta shoqërojë me besnikëri gjatë gjithë kërkimeve të tij shkencore, deri në vdekjen e tij. E përkushtuar dhe apasionuar pas shkencës, ajo do të jetë asistentja e të gjitha veprave të tij.

Vepra e rëndësishme e Lui Pastër

Pastër mban disa poste në Fakultetin e Shkencave të Strasburgut, pastaj në Universitetin e Lille si rektor. Ishte në këtë kohë që Lui Pastër tregoi talentin e tij më të madh: vendosjen e gjenialitetit të tij në shërbim të shoqërisë. Në të vërtetë, është me kërkesën e prodhuesve të birrës në  Lille që ai nis të studojë proçesin e fermentimit. Ata i kërkojnë ndihmë se si të avancojnë teknikat e ruajtjes së birrës. Ky hulumtim, i motivuar nga nevojat reale të mjedisit të tij, e çon në zbulimet e tij mbi pasterizimin.

Puna e tij gjithmonë do të orientohet nga një pragmatizëm i shëndetshëm, i vënë në shërbim të kohës së tij. Në vitin 1865, me kërkesë të Napoleonit III, ai studioi sëmundjet e krimbave të mëndafshit. Kërkimet e tij arrijnë të zhdukin një prej këtyre sëmundjeve. Në vitin 1881, ai krijoi një vaksinë kundër qymyrgave të deleve, duke shpëtuar kështu shumë prej bagëtisë të Beauce.

Por janë kryesisht zbulimet e tij kundër tërbimit që i dhanë famën ndërkombëtare. Në të vërtetë, kjo sëmundje, një murtajë e vërtetë në shekullin e nëntëmbëdhjetë, është një nga betejat më të mëdha të Lui Pastër. Vaksina, zbuluar në 1885, shënon fillimin e çrrënjosjes së vërtetë të sëmundjes në botë.