Aleksandër Moisiu, aktori i madh shqiptar

aleksander moisiu

Aleksander Moisiu është një aktor shumë i njohur me origjinë shqiptare që ende sot e kësaj dite përbën një ndër figurat më të dashura për shqiptarët. Si në teatër ashtu dhe në kinema ai arrin një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, sidomos në Gjermani, në sajë të njohjes së tij perfekte të Hochdeutsch.

Një aktor i pasur me shumë kultura

Aleksandër Moisiu lindi në Trieste në 1879. Ai është fëmija i fundit i një familjeje prej pesë fëmijësh. Babai i tij është shqiptar ndërsa nëna gjysëm shqiptare dhe gjysëm italiane. Që fëmijë, Aleksandri flet shqip dhe italisht. I zhytur në këtë kulturë të dyfishtë, ai e pasuron edhe më tej pasi shkon me studime në Grac, Austri. Është aty që ai mëson gjermanishten.

Aleksandër Moisiu aktori, nxënësi i më të mëdhenjve

Familja Mosiu më pas zhvendoset në Vienë kur Aleksandri ishte në moshën 19 vjeçare. Shumë shpejt ai i përkushtohet teatrit dhe bie menjëherë në sy të aktorit shumë të famshëm austriak: Josef Kainz. Edhe pse Kainz gëzonte një famë të madhe, ai e merr djalin e ri nën kujdesin e tij dhe i jep atij kurse teatri. Në sajë të këtij mentori, Moisiu nis të ngjisë rrëmbimthi shkallët e karrierës së tij. Dhe shumë shpejt ai ftohet nga Max Reinhardt për tu bërë pjesë e trupë së tij teatrale.

Viti 1911 është viti i kurorëzimit të famës së Aleksandrit. Aktori i ri që intepreton tashmë rolin e Edipit më trupën Reinhardt në një turne në Shën Peterburg vlerësohet nga të gjithë. Aktrimi i tij vlerësohet nga e gjithë kritika aq shumë sa trupa ku luan ky djalosh i ri ftohet në të gjithë Europën dhe në Amerikë për të dhënë shfaqjen.

Të gjithë e vlerësojnë për talentin e tij të veçantë në shprehjen e emocioneve, dhe sidomos në aktrimin e skenave të vdekjes.

Ai e provoi gjithashtu veten në ekranin e madh, në shumë filma pa zë. Përpjekjet e tij në Hollivud nuk u shpërblyen si duhet. Megjithatë ai mbetet më i madhi i aktorëve shqiptarë, sa viti 1995, 60 vite pas vdekjes së tij, shpallet viti i teatrit. Ai është gjithashtu kurorëzuar pas vdekjes me titullin Artist i Popullit. Shumë institucione në Shqipëri mbajnë emrin e tij.