Angjelin Preljocaj, një koreograf i pakohë

angjelin prejlocaj

@montpellier danse

Angjelin Prejlocaj është padyshim koreagrafi më i talentuar i baletit bashkëkohor të epokës sonë. Me origjinë shqiptare, ai sot drejton trupën e tij të baletit në Aix-en-Provence : Baleti Prejlocaj.

Angjelin Prejlocaj lindi në Francë në vitin 1957 prej dy prindërish shqiptarë. Në moshë të re ai nis studimet në balet klasik e më pas kalon tek baleti kontemporan, të cilin nuk e braktis më.

Prej vitit 1985, ai drejton kompaninë Preljocaj që më pas do të marrë emrin Baleti Prejlocaj. Shumë prej koreografive të tij kanë njohur një sukses të jashtëzakonshëm. Aty madje bëjnë pjesë në repertorin e Baletit të Operës Kombëtare në Paris. Prej vitit 1996 ai është vendosur në Aix-en-Provence në Pavijonin e Zi, shtëpia e trupës së baletit të tij e inaguruar në vitin 2006.

Pse është kaq i njohur Angjelin Preljocaj?

Në botën e baletit, Angjelin Preljocaj është një prej personazheve më të padiskutueshëm në famën dhe talentin e tij. Punëtor i palodhur, ai gjithashtu propozon një koncept të ri të baletit, një përzierje rrymash artistike. Për shembull, në një prej veprave të tij Helikopter (2001), ai kombinon baletin me projeksione video. Por ai di gjithashtu të luajë me kohën, me aktualitetin mediatik. Një tjetër shembull është viti 2007, kur Franca fiton kupën e botës në regbi, ai krijon një koreografi të shkurtër të quajtur Haka, të frymëzuar prej vallëzimit të famshëm tradicional maori.

Ky kreativet i pamatë e bën Angjelin Preljocaj një prej koreografëve më të rëndësishëm të kohës sonë. Bashkëpunimet e tij me shumë artistë bashkëkohorë (grupe të muzikës elektronike për shembull), i japin atij statusin e një pioneri të një forme të re baleti.  

angjelin prejlocaj

Vepra e Angjelin Preljocaj

Preljocaj ka krijuar më shumë se 50 pjesë baleti të cilat përfshijnë koreografi solo apo me trupa të mëdha. Scala e Milanos, New York City Ballet dhe Baleti i Operës Kombëtare të Parisit janë ndër teatrot që e ftojnë për të krijuar për ta.  

Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë çmimin “Çmimi i madh kombëtar i baletit” dhënë nga Ministria e Kulturës në vitin 1992.

Pjesa e tij Annonciation, fiton çmimin “Bessie Award” në vitin 1997, Roméo et Juliette fiton çmimin “Les Victoires de la musique” në të njëjtin vit, dhe Blanche Neige fitoi çmimin “Globe de Cristal” në vitin 2009.