Antoine de Saint-Exupéry, aviatori dhe princi i vogël

antoine de saint exupery

Nëse Antoine de Saint Exupéry e kaloi jetën e tij në ajër,  është sepse ai mbeti gjithnjë një ëndërrimtar. Ky njeri i ndjeshëm, artist dhe humanist na la shembullin e një jete të dedikuar ndaj vendit të tij, por edhe një trashëgimi letrare të mrekullueshme. ‘Princi i Vogël’, i lexuar nga fëmijët në mbarë botën, është një shembull.

Antoine de Saint-Exupéry – Aviatori

Antoine de Saint Exupéry është një aviator. Ai u lind në vitin 1900, nga një familje e fisnikërisë franceze. I prekur nga vdekja e parakohshme e babait të tij, ai u rrit nga një nënë që është artiste por në të njëjtën kohë edhe e angazhuar në ushtri, si infermierja kryesore e një spitali ushtarak. Këto dy angazhime me siguri kanë qenë një burim frymëzimi për të riun Antoine.

Shkollimi i tij është befasues: Antoine nuk është shumë i tërhequr nga lëndët letrare dhe lulëzon në matematikë. Kjo dukej si një rrugë që do ta çojë më shumë drejt aviacionit se sa drejt letërsisë!

Në vitin 1921, Antoine de Saint Exupéry hyri në aviacion me rastin e shërbimit të tij ushtarak. Në ditën e provimit ai dështon në provën e uljes së avionit por ia del mbanë me provat e tjera. Një aviator i talentuar, ai është gjithashtu një aviator i hutuar! Dy vjet më vonë, duke ndjekur pasionin e tij për aviacionin, ai pësoi aksidentin e tij të parë, me pasojë një thyerje në kafkë. Por ai nuk duron dot të qëndrojë në tokë, dhe më pas bëhet pilot i Aéropostale, në linjën që lidh Toulouse me Dakar.

Antoine de Saint –Exupéry – Gazetari shkrimtar

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Antoine de Saint Exupery lidh lidhur në mënyrë të ngushtë profesionin e tij të aviatorit me atë të shkrimtarit. Por gjithashtu, gjendjen e shkrimtarit me atë të gazetarit. Ai shumëfishon udhëtimet për të mbuluar lajmet urgjente mbi Spanjën e viteve ’30, ose për të ndërlidhur qytetet e Amerikës së Jugut me Aéropostalen. Këto udhëtime, të mbushura me përvoja dhe emocione të akumuluara, influencojnë  intensitetin e romaneve të tij: Fluturimi i Natës dhe Toka e Njerëzve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai lufton për të qëndruar pjesë e forcave ajrore pavarësisht moshës e tij për të cilën kritikohet nga aleatët.

Në vitin 1942 ai udhëton në Amerikën e Veriut. Thellësisht patriot, ai gjithashtu ndihmoi në ngritjen e vetëdijes së Shteteve të Bashkuara në lidhje me Luftën e II Botërore duke botuar në Nju Jork romanin Piloti i Luftës. Pak para se të largohej, ai i besoi një mikut të tij dorëshkrimin e Princit të Vogël, i cili më pas u kthye në një  sukses mbarëbotëror.

 

antoine de saint exupéry

Fluturimi i korrikut 1944 ishte fluturimi i tij i fundit. Gjatë një misioni rikonjicioni avioni i tij u rrëzua në Mesdhe, pa qenë e mundur të shpëtohet apo gjendet. Franca humbi kështu një aviator të dashur, por edhe një shkrimtar që ka shënjuar zemrën e saj. Vendi i vdekjes së tij mundi të identifikohet vetëm në vitin 2003.