Luigji XIV, Mbreti Diell
Luigji XIV është padyshim mbreti më i famshëm i Francës. I famshëm për luksin e tij ai i la kulturës franceze një trashëgimi të pasur. Read more
Luigji XIV është padyshim mbreti më i famshëm i Francës. I famshëm për luksin e tij ai i la kulturës franceze një trashëgimi të pasur. Read more
Paul Bocuse është një nga kuzhinierët më të famshëm francezë në botë. Me tre yje Michelin, ai ofron një kuzhinë të rafinuar dhe nderon kuzhinën franceze përtej kufijve.
Celine Dion është një këngëtare kanadeze nga Kebeku, e njohur në mbarë botën, dhe një personalitet shumë i vlerësuar në kulturën franceze.
Nëse Antoine de Saint Exupéry e kaloi jetën e tij në ajër, është sepse ai mbeti gjithnjë një ëndërrimtar. Ky njeri i ndjeshëm, artist dhe humanist na la shembullin e një jete të dedikuar ndaj vendit të tij, por edhe një trashëgimi letrare të mrekullueshme. ‘Princi i Vogël’, i lexuar nga fëmijët në mbarë botën, është një shembull.
Gabrielle Chasnel, e njohur më vonë si Coco Chanel, është një figurë franceze e padiskutueshme në famën e saj. E njohur për markën e saj simbolike, Coco Chanel mbetet sot simboli i elegancës franceze. Në të vërtetë, ajo njihet si e tillë në universin e modës dhe në mbarë botën.
Përkundër asaj që mund të mendohet, emri i vërtetë i Nënë Terezës është Agnès, ose më saktë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Në të vërtetë, Nënë Tereza, përpara se të nisej për në Indi, u rrit në Shqipëri, prej nga e ka origjinën. Ja pra një figurë e njohur shqiptare e dashur nga francezët!
Poet dhe politikan, Léopold Sédar Senghor është një njeri i shquar që i ka sjellë shumë kulturës franceze. Në të vërtetë, ai përfaqëson një figurë të fortë në kontekstin e 4 Ngjrave. Është simbol i miqësisë midis Francës dhe një vendi të huaj: Senegali.
Ia kushtojmë këtë artikull Lui Pastërit, shkencëtar francez aq i njohur për gjeniun e tij shkencor dhe zbulimet e tij të padiskutueshme. Në këtë mënyrë ne nderojmë njeriun që jo vetëm ka avancoi shkencën por edhe që punoi që zbulimet e tij të jenë në të mirë të të gjithë shoqërisë. Shkencëtar, por edhe sipërmarrës, pionier i kohëve moderne, Lui Pastër është për ne një burim i madh frymëzimi.
Asgjë nuk parashikonte që Marguerite Boucicaut do të bëhej një prej pronareve më të famshme të kohës së saj. Ajo ishte gjithashtu dhe një nga pioneret e politikave sociale nëpër ndërmarrje. Bashkëkohase e Lui Pastër, ajo është ende një ndër figurat emblematike në botën e sipërmarrjes sidomos në lidhje me angazhimin e saj social dhe humanitar.
Abati Pierre është një ndër figurat më të dashura për francezët. Ai është një prift atipik që ia kushton jetën e tij ndihmës ndaj më të varfërve. Ai themeloi një lëvizje shumë të rëndësishme ende sot në peizazhin social francez: lëvizjen Emmaüs.
Sot, Fondacioni Abbé Pierre vazhdon betejën për të ofruar strehim dhe një jetë dinjitoze për më të varfërit.
‘4 Ngjyrat’ është një shoqatë jofitimprurëse që punon për të forcuar miqësinë
franko-shqiptare në mënyrë dhe ka për qëllim të ofroje mbështetje në fushën e
arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe progresit ekonomik.
2 Rue Lakanal
60110 Méru - Francë
+33(0) 3 44 22 12 34
contact@les4couleurs.com