Dua Lipa, ylli shqiptar i pop-it britanik
Dua Lipa është ylli në ngjitje i muzikës britanike pop. Kompozitore, këngëtare, interpretuese, por gjithashtu modele, ajo është në majë të renditjeve muzikore prej fillimit të karrierës së saj në vitin 2015.
Dua Lipa është ylli në ngjitje i muzikës britanike pop. Kompozitore, këngëtare, interpretuese, por gjithashtu modele, ajo është në majë të renditjeve muzikore prej fillimit të karrierës së saj në vitin 2015.
Ferid Murad, është një biolog farmakolog amerikan me origjinë shqiptare. Në vitin 1998, ai fitoi së bashku me dy kolegët e tij, Çmimin Nobel në Fiziologji / Mjekësi për zbulimet në lidhje me rolin e oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular.
Rita Ora, e lindur Rita Sahatçiu, është një këngëtare dhe aktore britaniko-shqiptare. Ajo është tashmë një zë i konfirmuar në muzikën bashkëkohore RnB dhe pop.
John dhe James Belushi janë dy artistë amerikanë me origjinë shqiptare të lindur në rrethinat e Çikagos. John u lind në vitin 1949, James në vitin 1954. Ata janë të dy të njohur për talentin e tyre, veçanërisht John për performancën e tij në filmin The Blues Brothers. Read more
@montpellier danse
Angjelin Prejlocaj është padyshim koreagrafi më i talentuar i baletit bashkëkohor të epokës sonë. Me origjinë shqiptare, ai sot drejton trupën e tij të baletit në Aix-en-Provence : Baleti Prejlocaj.
Read more
Dora d’Istria, njohet gjithashtu me emrin Elena Gjika ose Ghica. Pas martesës me një princ rus ajo bëhet Dukesha Helena Koltsova-Massalskaïa. Me origjinë të largët shqiptare, por e lindur në Rumani, ajo është një shkrimtare dhe feministe shumë e njohur për kohën e saj. Dora D’Istria është emri i saj i artit.
Aleksander Moisiu është një aktor shumë i njohur me origjinë shqiptare që ende sot e kësaj dite përbën një ndër figurat më të dashura për shqiptarët. Si në teatër ashtu dhe në kinema ai arrin një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, sidomos në Gjermani, në sajë të njohjes së tij perfekte të Hochdeutsch.
Ismail Kadare është një shkrimtar shqiptar me famë ndërkombëtare. Nga njëra anë, i njohur për veprat e tij therëse që denoncojnë totalitarizmin, ai gjithashtu e lidhi talentin e tij si shkrimtar me mendimet e tij politike. Sot ai ndan jetën e tij midis Francës dhe Shqipërisë dhe mbetet shkrimtari referencë në letërsinë shqipe.
Përkundër asaj që mund të mendohet, emri i vërtetë i Nënë Terezës është Agnès, ose më saktë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Në të vërtetë, Nënë Tereza, përpara se të nisej për në Indi, u rrit në Shqipëri, prej nga e ka origjinën. Ja pra një figurë e njohur shqiptare e dashur nga francezët!
‘4 Ngjyrat’ është një shoqatë jofitimprurëse që punon për të forcuar miqësinë
franko-shqiptare në mënyrë dhe ka për qëllim të ofroje mbështetje në fushën e
arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe progresit ekonomik.
2 Rue Lakanal
60110 Méru - Francë
+33(0) 3 44 22 12 34
contact@les4couleurs.com