Luigji XIV, Mbreti Diell

Luigji XIV

Luigji XIV është padyshim mbreti më i famshëm i Francës. I famshëm për luksin e tij ai i la kulturës franceze një trashëgimi të pasur.

Luigji XIV, një mbret në moshë të re

Mbreti Luigj XIV lindi në vitin 1643, në Saint-Germain-en-Laye. Ai ishte djali më i madh i mbretit Luigji XIII dhe Anne-s së Austrisë. Ende shumë i ri në vdekjen e babait të tij – vetëm 4 vjeç – nëna e tij i siguroi regjencën e mbretërisë, e ndihmuar nga kardinali i famshëm Mazarin. Mbreti i ri përfitoi nga një edukim i dhënë nga ky i fundit, dhe shpejt vuri në pah autoritetin e tij legjendar: në moshën 18 vjeçare, me vdekjen e Mazarinit, ai mori kontrollin e vetëm të kurorës. E kështu lindi monarkia absolute.

Luigji XIV – Mbreti i lluksit dhe elegancës a la franceze

Luigji XIV

Mbreti Diell bëhet i njohur, para së gjithash për gjeniun e tij ushtarak. Gjatë mbretërimit të tij ai ndërmorri shumë luftëra, gjë që e varfëroi vendin. Megjithatë, pavarësisht nga luftërat, ai dëshironte ta bënte Francën vendin e zhvilluar ku lulëzojnë artet. Në të vërtetë, shumë artistë u bënë të njohur gjatë sundimit të tij: kopshtari Le Nôtre, muzikanti Lully, … ndërtoi Pallatin e Invalidëve dhe veçanërisht atë të Versajës. Në këtë pallat ai organizoi shfaqje teatrale të shumta, me kryeveprat e Molière dhe Racine.

Luigji XIV ishte një krijues. Nën sundimin e tij u krijua Akademia Franceze, e cila mbetet sot një pikë reference e teatrit francez. Përtej arteve, kantieret e ndërtimit të mbretit janë ende të dukshme sot: për shembull kanali i Midi, i cili u hap gjatë mbretërimit të tij. Dashamirës i luftës dhe arteve, ai ishte gjithashtu i dashuruar me gratë : i numërohen jo më pak se 15 të dashura gjatë mbretërimit të tij, para martesës së tij të fundit me Madame de Maintenon.