Paul Bocuse – Zoti i kuzhinës franceze

paul bocuse

Paul Bocuse është një nga kuzhinierët më të famshëm francezë në botë. Me tre yje Michelin, ai ofron një kuzhinë të rafinuar dhe nderon kuzhinën franceze përtej kufijve.

Prej Mère Brazier tek Paul Bocuse

Paul Bocuse ka lindur në vitin 1926 jo shumë larg qytetit të Lionit. Ai është pasardhësi i një familje të hershme kuzhinierësh. Për më tepër, prindërit e tij ishin të përfshirë në biznesin e restoranteve. Ai vazhdoi traditën e familjes, duke vënë në pah tashmë një pasion të veçantë për gjuetinë dhe peshkimin. Pas luftës, ai filloi mësimin e tij me Mère Brazier, një kuzhiniere shumë e famshme në qytetin e Lionit. Shumë shpejt, ai nisi të përdorë aftësitë e tij të gatimit për të punuar në restorante të ndryshme. Në vitin 1958, fitoi yllin e tij të parë në Guidën Michelin.

Konsakrimi

Prej atëherë, Paul Bocuse u investua gjithnjë e më shumë në artin e tij të gatimit. Katër vjet pas yllit të tij të parë, ai fitoi yllin e dytë, për të mos u ndalur me yllin e tretë në vitin 1965, tre yje të cilat nuk i ka humbur kurrë.

Paul Bocuse, përveç se është një kuzhinier i jashtëzakonshëm, është gjithashtu dhe një sipërmarrës i suksesshëm. Kjo shihet në bashkëpunimet me kuzhinierë të tjerë të famshëm. Kështu, ai krijoi Shoqërinë  e Kuzhinës së Lartë franceze me shefa të njohur si Gaston Lenôtre, Alain Chapel, Rene Lasserre.

Në vitin 1990 u krijua Instituti Paul Bocuse. Ky institucion është sot një nga shkollat ​​më të njohura në fushën e kuzhinës franceze. Gjithashtu çmimi fitues i konkursit botëror të kuzhinës mban emrin e tij, Bocuse d’Or.

Krijimet e tij kulinare janë të gdhendura në kujtesën e të gjithë atyre që kanë patur fatin të shijojnë kuzhinën e tij. Nga pula me kërpudha, tek supa me tartuf, Paul Bocuse i bën homazh prodhimeve franceze në secilën prej pjatave të tij.