Rita Ora, këngëtarja e dashur për shqiptarët

Rita Ora

Rita Ora, e lindur Rita Sahatçiu, është një këngëtare dhe aktore britaniko-shqiptare. Ajo është tashmë një zë i konfirmuar në muzikën bashkëkohore RnB dhe pop.

Rita Ora ka lindur në vitin 1990 në Prishtinë, Kosovë, nga prindër shqiptarë. Kur ajo është vetëm një vit, familja e saj vendos të emigrojë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky largim vjen pas dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit. Ajo u rrit në perëndim të Londrës ku studio muzikë dhe aktrim. Ajo ndoqi Shkollën e Teatrit Sylvia Young dhe më pas Kolegjin St Charles Sixth Form Catholic. Si shumë artistë, Rita Ora nis të këndojë që në moshë të re.

Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, Rita Ora luan një refugjate shqiptar në filmin Spivs. Tre vjet më vonë, ajo merr pjesë në regjistrimin e një kënge të Craig David. Më pas, në vitin 2009 ajo shkon në Nju Jork ku fillon bashkëpunimin e saj me Jay-Z. Në vitin 2012, ajo nxorri dy hite që renditen numër një në Britaninë të Madhe. E kështu nis të formohet fama e saj në botën e muzikës.

Krahas karrierës së saj muzikore, Rita Ora shfaqet edhe në filma të ndryshëm dhe në shfaqje televizive si The Voice UK ose America’s Next Top Model. Ndërkohë, ajo është e përfshirë edhe në mjaft aktivitete filantropike. Në vitin 2013, ajo mbështeti Fondacionin Princess-Grace-de-Monaco duke kënduar në mbrëmjen gala të organizuar nga Karl Lagerfeld. Këngëtarja gjithashtu ka udhëtuar në Kosovë dhe Shqipëri për të përhapur muzikën e saj. Më 28 nëntor 2012, ajo udhëtoi në Tiranë me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Më 20 korrik 2015, ajo u vlerësua si Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Ceremonia u zhvillua në selinë e Ambasadës së Kosovës në Londër. Ndër pjesëmarrësit, ishte edhe ish-kryeministri britanik Toni dhe Chery Bler. Me rastin e këtij aktiviteti, Rita u shpreh se ndihej shumë e nderuar por në të njëjtën kohë edhe e angazhuar për të mbështetur të rinjtë shqiptarë.