4 Ngjyrat është një shoqatë që synon të forcojë lidhjet midis kulturës franceze dhe asaj shqiptare dhe t’iu vijë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë.
4 Ngjyrat u themelua në vitin 2016 nga Kushtrim Povataj. Ideja e krijimit të kësaj shoqate lindi nga dëshira për të forcuar ndërlidhjen mes kulturës shqiptare dhe asaj franceze. 4 Ngjyrat synon ti ndihmojë shqiptarët dhe francezët të njohin njëri-tjetrin më mirë, por edhe të forcojë bashkëpunimin për ta çuar ndihmën aty ku ka më shumë nevojë.
Kështu, shoqata 4 Ngjyrat synon të forcojë miqësinë franko-shqiptare, të pasurojë kohezionin shoqëror dhe të sigurojë mbështetje në disa fusha: arsim, shëndetësi, kulturë dhe zhvillim ekonomik. Për këtë qëllim, 4 Ngjyrat përpiqet të promovojë lidhjet mes administratave, komuniteteve, shoqatave dhe individëve, në mënyrë që të sigurojë ndihmë efektive në fushat e veprimit të saj.
Veprimi i shoqatës 4 Ngjyrat ushtrohet në të gjitha vendet ku flitet gjuha shqipe: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por edhe në të gjitha vendet frankofone ku diaspora shqiptare është e pranishme.
*****
Tek 4 Ngjyrat ne zhvillojmë një numër të madh misionesh: duke mbështetur qasjen në arsim dhe shkëmbimet ndërkulturore, duke ndihmuar në pasurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë, duke promovuar artistët dhe veprat e tyre, duke bashkëpunuar për të përmirësuar shërbimet shëndetësore, duke inkurajuar sipërmarrjen, duke marrë pjesë në zhvillimin e infrastrukturës publike …
Gjithashtu shoqata jonë ka një veçori: gjuha është elementi ynë referues. Kështu pra, ne veprojmë në të gjitha vendet ku flitet frëngjisht dhe shqip.