HISTORIA

Historia e 4 Ngjyrave lind në kuadrin e një miqësie të gjatë franko-shqiptare, mes Francës, Kosovës, Shqipërisë. Franca dhe vendet shqiptare kanë qenë gjthnjë fortësisht të lidhur. Mësoni më shumë rreth kësaj miqësie përmes kronologjisë së historisë së miqësisë franko-shqiptare.

1967 Krijimi i Sheshit Skënderbej në Paris (XIX°)

1999 Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF)

2014 Kosova bëhet anëtare vëzhguese e OIF.

2015  Shkolla Franceze e Tiranës (EFIT, Shqipëri) hap dyert e saj

2016 Krijimi i shoqatës 4 Ngjyrat, një etapë e re në historinë e miqësisë franko-shqiptare

Korrik 2017 Në mbështesim organizimin e një kampi veror kulturor dhe gjuhësor me qëllim familjarizimin e të rinjve të moshës 10-17 vjeç me gjuhën frënge.

1 shtator 2017 Hapja e Shkollës Franceze Ndërkombëtare në Prishtinë (Kosovë)

Tetor 2017  Ne mbështesim financiarisht shfaqen e Baletit Preljocaj në Prishtinë.