MISIONI JONË
Shoqata jonë ka për mision:
- forcimin e miqësisë franko-shqiptare
- ndërmarrjen e veprimeve bashkëpunuese mes dy kulturave për të promovuar pasurinë e tyre
Për këtë arsye misioni i shoqatës sonë mbulon katër fusha veprimi:
- arsim
- kulturë
- shërbime shëndetësore
- zhvillim ekonomik
Pse?
Ne jemi të bindur se kultura shqiptare mund ti sjellë shumë shoqërisë frankofone. Megjithatë, ne shpesh vërejmë se kultura shqiptare njihet pak. Nga ana tjetër, forcimi i miqësisë franko-shqiptare mund ti sjellë shumë të mira botës shqiptare, shumë më tepër mundësi progresi dhe zhvillimi. Ndaj, misioni ynë është të afrojmë edhe më shumë këto dy kultura duke forcuar bashkëpunimet si nga ana sasiore dhe ajo cilësore. Në këtë mënyrë, ne punojmë për të siguruar që secili të sjellë më të mirën tek njëri-tjetri. Misioni ynë është të ndërtojmë një miqësi të fortë për të mirën e përbashkët dhe zhvillimin reciprok.
Në këtë mënyrë ne ofrojmë mbështetje financiare dhe këshillimore për individët, lëvizjet, shoqatat dhe organizatat që punojnë për të forcuar lidhjet franko-shqiptare.