4 Ngjyrat ka 4 fusha veprimi. Ne punojmë për të promovuar pasuritë unike në zemër të kulturës franceze dhe asaj shqiptare, në mënyrë që të lehtësojmë shkëmbimet dhe dialogun reciprok.
Pra, veprimet tona synojnë të sigurojnë mbështetje për zhvillimin socio-kulturor dhe ekonomik të shoqërisë shqiptare dhe frankofone. Kjo reflektohet në veprimet e përbashkëta të bashkëpunimit, në mënyrë që çdokush të marrë më të mirën nga njohuritë dhe zhvillimi i ndërsjelltë.
Në këtë kontekst, ne veprojmë në 4 fusha të ndryshme:
- Edukimi: themeli i çdo shoqërie, është fusha jonë e parë e veprimit, sepse është premtimi i një të ardhmeje për të rinjtë. Ne ndërmarrim veprimtari për të mbështetur programet arsimore, që nga mosha më e re (kurrikula parashkollore) deri tek arsimi i lartë.
- Kultura: ne punojmë për përhapjen e kulturës franceze në sferat shqiptare; por punojmë gjithashtu për të nxjerrë në pah kulturën shqiptare, e cila është ende pak e përfaqësuar në hapësirën frankofone.
- Shëndetësia: një fushë tjetër veprimi që është shumë e rëndësishme për ne; ne punojmë për të inkurajuar përkrahjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e praktikave midis mjekëve frankofonë dhe shqiptarë. Dhe kjo ka për synim luftën e përbashkët kundër sëmundjeve të rralla, ndërmarrjen e kërkimeve paraprake dhe përmirësimin e veprimeve parandaluese, veçanërisht tek fëmijët.
- Zhvillimi ekonomik: mbështetja jonë për rritjen ekonomike pasqyrohet në dy faza. Së pari, ne inkurajojmë sipërmarrësit shqipfolës dhe frankofonë, dhe investimet që nxisin shkëmbimet ekonomike e ndërsjellta. Përveç kësaj, ne inkurajojmë veçanërisht zhvillimin e turizmit duke financuar restaurimin e monumenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.