• Edukimi

Edukimi është një fushë parësore në punën tonë me qëllim për të afruar kulturat shqiptare dhe franceze. Nga njëra anë, popullsia shqiptare është shumë e re: në Kosovë, 46% e banorëve janë nën 18 vjeç, në Shqipëri më shumë se një e treta.  Janë këta të rinj për të cilët ne dëshirojmë që të zbulojmë pasuritë e Francës. Nga ana tjetër, kultura shqiptare ende nuk njihet mirë nga shoqërinë franceze. Ndaj, ne duam të realizojmë shumë projekte për t’i bërë këto dy sfera, ende të huaja për njëra-tjetrën, që të njihen dhe ndërvkerësohen më mirë.

Për këtë arsye, 4 Ngjyrat mbështet arsimin nëpërmjet veprimeve të mëposhtme:

  • krijimin e bursave për studentët shqiptarë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni …), dhe për studentët francezë
  • nxitjen e partneritetit midis universiteteve shqiptare dhe francize
  • mbështetjen e mësimmit të gjuhës frënge në shkolla tek shqiptarët që gjenden në francë por sidomos për të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, etj.
  • dhënien e kontributit për shpërndarjen e Frankofonisë, nëpërmjet mbështetjes financiare dhe ofrimit të burimeve për të gjitha shkollat ​​e mesme që ofrojnë frëngjishten si gjuhë të huaj të dytë.

Veprimet tona për mbështetjen në fushën e edukimit …

4 Ngjyrat kanë bërë shumë punë në fushën e arsimit, dhe shumë projekte janë ende në zhvillim e sipër. Mësoni më tepër mbi to!

kampi

Kampi veror frankofon

Prej 10 deri më 15 korrik, një grup prej tridhjetë adoleshentësh…
© Copyright - Les 4 Couleurs