VLERAT TONA

valeurs

4 ngjyrat mbart vlera të forta. Së pari, emri “4 Ngjyrat” bashkon simbolikisht ngjyrat e flamujve francezë dhe shqiptarë. Këto, të lidhura në të njëjtën logo bëhen simbolet e diversitetit dhe shkëmbimit. Dhe kështu, më shumë se vetëm ngjyrat, shoqata bazohet në vlerat e mëposhtme:

Miqësia

Tek miqësia ne shohim një vlerë themelore dhe një forcë lëvizëse. Miqësia na mundëson të bashkojmë dy sfera që i kanë qëndruar larg njëra-tjetrës. Nga njëra anë, përpiqemi ta forcojmë njohjen e kulturës shqiptare nga francezët; nga ana tjetër, ne duam t’u ofrojmë shqiptarëve një njohje më të mirë të zhvillimit francez. Vizioni ynë është: të ndërtojmë një miqësi të vërtetë franko-shqiptare, burim zhvillimi reciprok.

Zhvillimi reciprok

Ne besojmë në një shoqëri të pasur në shkëmbimet e saj, ku kultura të ndryshme zhvillohen dhe rriten falë kontakteve të tyre të ndërsjella. Kështu, ne punojmë në një frymë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe paqes midis popujve.

Harmonia

Ne besojmë në një shoqëri ku harmonia është korniza brenda së cilës popujt dhe kulturat pasurojnë njëri-tjetrin. Nëpërmjet shpërndarjes dhe shkëmbimit harmonik të asaj që secili mund të ofrojë, ne dëshirojmë të bashkëpunojmë në ndërtimin e një shoqërie paqësore.