Kultura është një fushë veprimi të cilën e kemi shumë për zemër. Veprimet tona në mb¨shtet je të kulturës : koncerte, përfaqësime kulturore…

Baleti Preljocaj në Prishtinë

Më 7 tetor 2017, kulturës franko-shqiptare iu bë një homazh shumë i bukur. Në kuadër të turneut ekskluziv në vendet shqipfolëse Baleti Preljocaj organizoi një shfaqje të veçantë falas në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Kjo shfaqje u organizua si pjesë e programit Teatroskop të promovuar nga qeveria franceze. Ambasada Franceze në Kosovë mori përsipër të gjithë organizimin. Shoqata 4 Ngjyrat si dhe shumë aktorë të tjerë të miqësisë franko-shqiptare dhanë mbështetjen e tyre financiare.

Por, si fillim, pak histori: Balleti Prejlocaj u themelua nga Angjelin Prejlocaj, një koreograf shumë i suksesshëm i baletit kontemporan botëror. I lindur në Francë nga prindër shqiptarë, ai jeton sot në Aix-en-Provence, ku ka krijuar trupën e baletit Prejlocaj. Ai ka ideuar dhe vënë në skenë vepra të shfaqura anembanë botës.

Për 4 Ngjyrat ishte një kënaqësi e madhe të mbështeste këtë ngjarje të jashtëzakonshme, ti ofronte të gjithëve atyre që e dëshirojnë mundësinë për ti përjetuar këto vepra të pakrahasueshme.

Pjesët e interpretuara nga Baleti Preljocaj:

  • Vepra e njohur e Angjelin Preljocajt “Un Trait d’Union
  • Krijimi i tij i ri “Still Life”

Ja disa nga fotot e Baletit Preljocaj në Prishtinë:

baleti prejlocaj baleti prejlocaj baleti prejlocaj