Edukimi është një fushë parësore në punën tonë me qëllim për të afruar kulturat shqiptare dhe franceze.

Kampi veror frankofon

Prej 10 deri më 15 korrik, një grup prej tridhjetë adoleshentësh dhe fëmijësh shqiptarë së bashku me mësuesit e tyre u takuan në Luginën e Rugovës për një kamp veror frankofon. Iniciativa e këtij kampi veror u mor nga Shoqata e mësuesve të gjuhës frënge në Kosovë (APFK). Me këtë rast, grupi i të rinjve dhe adoleshentëve zbuluan ose përmirësuan gjuhën frënge përmes aktiviteteve argëtuese dhe kulturore.

Kështu, në mes të natyrës së mrekullueshme që ofron Lugina e Rugovës, aktivitetet gjuhësore, sportive dhe kulturore u zhvilluan në frëngjisht. Ekipi organizator e shtoi entuziazmin e pjesëmarrësve të kënaqur me këtë përvojë unike.

Gjatë këtyre 5 ditëve, pjesëmarrësit e rinj përfituan nga kurset e gjuhës frënge të përshtatura sipas nivelit të tyre: prej atij fillestar e deri në atë të avancuar; në mëngjes katër orë mësimi sipas niveleve, dhe pasdite lojëra. Së fundmi, një projekt i përbashkët u zhvillua nga të gjithë të rinjtë për të festuar mbylljen e këtij kampi veror: organizimi i festës së 14 korrikut, me lojëra, këngë dhe gatime sipas kulturës franceze.

Ky kamp veror ishte një sukses i vërtetë: madje numri i kufizuar i vendeve nuk ishte i mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e të gjithë prindërve që dëshironin të regjistronin fëmijët e tyre.

Partenerët e kampit veror

Le projet initié par l’APFK a également reçu de nombreuses coopérations :

Projekti i nisur prej APFK mori mbështetje nga shumë partnerë:

  • Ambasada e Francës në Kosovë e cila mori pjesë në organizimin e kampit veror
  • Aleanca Franceze në Prishtinë
  • Ndërmarrje të shumta të përfshira në forcimin e miqësisë franko-shqiptare

kampi

 

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve tona në fushën e edukimit klikoni këtu!