Abati Pierre

Abati Pierre, një vepër e përshkuar nga solidariteti

Abati Pierre është një ndër figurat më të dashura për francezët. Ai është një prift atipik që ia kushton jetën e tij ndihmës ndaj më të varfërve. Ai themeloi një lëvizje shumë të rëndësishme ende sot në peizazhin social francez: lëvizjen Emmaüs.

Sot, Fondacioni Abbé Pierre vazhdon betejën për të ofruar strehim dhe një jetë dinjitoze për më të varfërit.

Abati Pierre, një hero i thjeshtë, një trashëgimi, një model

Lindur me emrin Henri Grouès, në vitin 1912, ai u rrit pranë një modeli kushtuar të varfërve: atit të tij i cili nuk heziton së ndihmuari ta pastrehët e lagjes së tij (duke iu prerë flokët për shembull!).

Më pas, tashmë prift, ai merr pjesë në Rezistencën franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, prirjeve të tij fetare ai i shton ato politike: gjatë zgjedhjeve legjislative ai zgjidhet deputet në Meurthe-et-Moselle.

I vendosur në Neuilly Plaisance, Abati Pierre nis të strehojë familje në nevojë. Pak nga pak rreth këtij personazhi atipik afrohet një grup njerëzish që krijojnë komunitetin e parë Emmaüs. Thirren ndryshe edhe Rrobambledhësit meqenëse ata mbledhin të gjitha objektet dhe rrobat e papërdorshme për ti vënë në ripërdorim.

Themelet e një vepre humanitare të jashtëzakonshme

Abati Pierre

 

Jemi të lumtur vetëm kur japim. Të japësh është të marrësh”.

I frymëzuar prej këtyre fjalëve Abati Pierre ia konsakron të ardhurat dhe kohën e tij ndihmës së të pastrehëve. Ai ndërmerr nismën e ndërtimit të qendrave të urgjencës duke fituar kështu besimin e të pastrehëve dhe të varfërve që kanë nevojë për ndihmën e tij.  

Angazhimi i tij solidar merr kështu përmasa të jashtëzakonshme. Në sajë të këtij prifti me një aktivitet atipik mesazhet në lidhje me solidaritetin bëhen gjithnjë e më të pranishme nëpër media. E kështu, në vitin 1954, mbështetja financiare nuk vjen vetëm nga Franca por edhe nga përtej kufijve. Telefoni nuk rresht së rëni prej atyre që duan të mbështesin iniciativën e Abatit Pierre. Shumë shpejt ështe Asambleja Kombëtare që do ti akordojë rreth 1 miliard franga ndërtimit të 12 qendrave të urgjencës.

Beteja e vazhdueshme e Abatit Pierre bëhet mishërimi i luftës kundër përjashtimit social. Ai merr pjesë në hartimin e ligjit kundër përjashtimit social. Në kuadër të Fondacionit Abbé Pierre shumë qendra pritjeje u hapën për të pastrehët, dhe në të gjithë Francën u përhapën qendrat e shitjes dhe strehëzat pritëse.

Figurë e dashur për francezët, Abati Pierre u nda nga jeta në 2007 në moshën 94 vjeçare. Vepra e tij vazhdon ende në ndihmë të njerëzve në nevojë, e frymëzuar prej fjalëve:

Shekulli i XXI do të jetë shekulli i solidaritetit ose i asgjëje“.