Nënë Tereza, mirësia në shërbim të më të varfërve

 

Nënë Tereza

Përkundër asaj që mund të mendohet, emri i vërtetë i Nënë Terezës është Agnès, ose më saktë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Në të vërtetë, Nënë Tereza, përpara se të nisej për në Indi, u rrit në Shqipëri, prej nga e ka origjinën. Ja pra një figurë e njohur shqiptare e dashur nga francezët!

Para Nënë Terezës, shqiptarja Anjezë

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910 në Shkup, një qytet i vogël në Maqedoninë e sotme. Prindërit e saj ishin tregtarë shqiptarë. Që në moshë shumë të re, ajo shoqëron nënën e saj në aktivitetet e bamirësisë. Përveç kësaj, familja e saj shpesh mirëpret të varfërit në tryezën e vet, nën frymën e shpërndarjes që do ta shënojë Anjezën për tërë jetën. Por, ç’është më e rëndësishmja, shëndeti i Anjezës së vogël është i brishtë … Kush do ta mendonte se ajo do të kthehej në një forcë të natyrës që do të kalojë më shumë se 40 vjet në lagjet e varfëra të Kalkutës!

Që në moshë të re, ajo u përfshi në jetën fetare, me një vizitë në Irlandë, të cilën ajo e la shpejt, e udhëhequr nga dëshira e saj e madhe për të shkuar në mision. Kështu ajo niset për në Indi, Kalkuta. Deri në vitin 1937, ajo angazhohet në mësimdhënie dhe i kushton një pjesë të madhe kohës së saj ndihmës ndaj të varfërve.

1946, viti që ‘lindi’ Nënë Tereza

Më 10 shtator 1946, Nënë Tereza jetoi atë që ajo e quajti “dita e frymëzimit”. Kështu, ajo nis të punojë për krijimin e një urdhri të ri fetar kushtuar kauzës së të varfërve. Por është gjithashtu viti i sëmundjes, kur sëmundja e tuberkulozit e detyron ti nënshtrohet një pushimi të gjatë. Megjithatë, një vit më pas ajo e lë urdhrin e saj fetar për të shkuar e pushtuar zemrat e të varfërve. Bagazhi i saj i vetëm: 5 rupi në xhep.

“Mos e lini askënd të vijë tek ju e të largohet më pak i lumtur”.

 

Në vitin 1948, në qytetin e Patna, Nënë Tereza nis punën e saj në mbështetje të të vrfërve që jetojnë nëpër lagjet e varfra, duke u dhënë mësime fëmijëve. Suksesi i klasave të saj përhapet shpejt, aq shumë saqë tashmë ajo hap një shkollë në një lagje tjetër të varfër. Menjëherë pas kësaj, shfaqet përkushtimi i tij ndaj të sëmurëve rëndë. Dhe ky është fillimi i një aventure që nuk do të ndalet. Në vitin 1950 ajo themeloi Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, i cili sot mbledh së bashku 5,000 murgesha që punojnë në më shumë se 130 vende.

Nënë Tereza

E përqendruar tek ndihma ndaj më të varfërve, Nënë Tereza nis të hapë qendra për të sëmurët terminalë, jetimore, qendra për lebrozët, etj. Vepra e saj nis të marrë dhenë.

E njohur dhe e dashur botërisht

Në vitin 1978, ajo mori Çmimin Balzan për Humanizmin, Paqen dhe Vëllazërinë midis Popujve. Një vit më pas, ajo merr çmimin Nobel për Paqen.

Jeta dhe puna e saj tashmë njihen në mbarë botën. Ajo e përdor këtë famë për ta përcjellë mesazhin e saj në ndihmë të më të varfërve edhe në Perëndim. Në sajë të angazhimit të saj, ajo zë një vend shumë të veçantë në vendet e Ballkanit. Aeroporti i Tiranës në Shqipëri mban emrin e saj, siç e mbajnë edhe shumë rrugë, sheshe apo spitale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni …

Ajo u nda nga jeta në vitin 1997, duke lënë pas një trashëgimi dashurie dhe dëshminë më të madhe të bujarisë që njohim sot.