Leopold Sedar Senghor, poeti dhe politikani

Senghor

Poet dhe politikan, Léopold Sédar Senghor është një njeri i shquar që i ka sjellë shumë kulturës franceze. Në të vërtetë, ai përfaqëson një figurë të fortë në kontekstin e 4 Ngjrave. Është simbol i miqësisë midis Francës dhe një vendi të huaj: Senegali.

Rinia e Senghor: themelet e një jete artisti dhe shtetndërtuesi.

I lindur në vitin 1906 në një qytet të vogël në jug të Dakarit në Senegal, Léopold Sédar Senghor e merr emrin Sédar prej prejadhjes së tij sérère. Në fakt, Sédar do të thotë: ai që nuk mund ta poshtërojmë. Ndërkohë që vazhdon shkollimin në Dakar ai vë në pah pasionin e tij për letërsinë. Me diplomën e pjekurisë në xhep, Senghor niset për të vazhduar studimet universitare në Francë me rekomandimin e një prej profesorëve të tij.

Gjatë studimeve të tij për letërsi ai njihet me shumë personalitete të botës kulturore franceze. Krijon një miqësi të ngushtë me Georges Pompidou dhe Aimé Césaire. I dhënë pas letërsisë dhe artit, Senghor natyrshëm i hyn karrierës si profesor i gjuhës frënge.

Por karriera e tij si profesor i gjuhës frënge ndërpritet sepse Senghor merr pjesë në luftën e dytë botërore. Gjatë burgosjes së tij prej rreth dy vitesh Senghor vë në pah talentin e tij si poet.

Leopold Sedar Senghor, poet tronditës dhe një njeri i angazhuar.

Me mbarimin e luftës, Senghor nis të kombinojë dy pasionet e tij: letërsinë dhe politikën. Ai ia kushton jetës forcimit të miqësisë mes Francës dhe ish kolonive të saj, gjithnjë duke i thurur poezi Afrikës në gjuhën frënge. Por, në të njëjtën kohë ai kërkon pavarësinë e kolonive dhe veçanërisht të vendit të tij: Senegalit.  I bërë tashmë shumë i njohur në vendin e tij, Senghor zgjidhet president i Senegalit në vitin 1960, të nesërmen e shpalljes së pavarësisë së Senegalit.

Senghor është gjithashtu, një mbrojtës i apasionuar i frankofonisë:

“Krijimi i një komuniteti të gjuhës franceze mbase do të jetë i pari në llojin e tij. Ky komunitet do të shprehte nevojën e epokës sonë ku njeriu i kërcënuar prej progresit shkencor të cilin e ka krijuar vetë tashmë dëshiron të ndërtojë një humanizëm të ri që i përshtatet në të njëjtën kohë madhësisë së njeriut dhe kozmosit”.

Kështu, i frymëzuar prej këtyre fjalëve ai do të luftojë që kultura të kthehet në gurthemelin e të gjitha vendeve. I zgjedhur anëtar i Akademisë franceze në vitin 1983, ai merr gjithashtu postin e nën- presidentit të Këshillit të Lartë të Frankofonisë.

Në sajë të të gjitha angazhimeve të tij, Léopold Sédar Senghor përfaqëson një figurë të jashtëzakonshme të miqësisë mes kulturave. Kjo shihet në dashurinë e tij për gjuhën frënge, dhe në pasionin për të dya kulturat e tij.