John dhe James Belushi, Vëllezërit Blues

John dhe James Belushi

John dhe James Belushi janë dy artistë amerikanë me origjinë shqiptare të lindur në rrethinat e Çikagos. John u lind në vitin 1949, James në vitin 1954. Ata janë të dy të njohur për talentin e tyre, veçanërisht John për performancën e tij në filmin The Blues Brothers.

John dhe James Belushi, të suksesshëm si në ekranin e madh ashtu dhe në të voglin

Prindërit e John dhe James Belushit vijnë nga qyteti i Korçës në Shqipëri. Që adoleshent, John u bë shumë popullor pranë shokëve të tij. Shumë aktiv, ai merrej me sport por edhe me muzikë si baterist në një grup roku, dhe e shfaq talentin e tij të interpretimit nëpërmjed humorit. Nuk është çudi pra se pse The Blues Brothers pati një sukses aq të madh … Pas shkollës së mesme, John shkoi për të studiuar dramë në Universitetin e Wisconsin dhe në DuPage College. Vëllai i tij më i ri, James, ndërkohë diplomohet në arte dramatike në Universitetin e Southern Illinois Carbondale. Ai e nis karrierën e tij në një nga trupat e Çikagos, The Second City, ku kish interpetuar më parë edhe vëllai i tij.

John dhe James i kanë karrierat pak a shumë të ngjashme. Në vitin 1975, karriera e John merr një kthesë të rëndësishme pasi ai i bashkohet trupës së aktorëve në emisionin e ri televiziv : Saturday Night Live. Shumë shpejt, ky emission humoristic do të bëhet një nga më të ndjekurit në Shtetet e Bashkuara. Producentët angazhojnë edhe një grup muzikor për ti dhënë më larmi emisionit, dhe ky grup është The Blues Brothers. Në vitin 1977 John fiton një Emmy Award. Pak më pas suksesi shtohet edhe më shumë me filmin The Blues Brothers. Ai luan rolin « Joliet » Jake Blues të cilin e luan edhe në emisionin Saturday Night Live. Ky film, ku Belushi formon një dua me aktorin Dan Aykroyd, pritet me një sukses të jashtëzakonshëm në vitit 80. Ai shënjon një brez të tërë në sajë të cilësisë së lartë muzikore dhe koreografike. Prania e emrave të mëdhenj të muzikës soul-funk, rhythm and blues dhe jazz është një ndër faktorët e tjerë të suksesit të filmit. John Belushi do të nderohet me yllin e tij në Hollyëood Walk of Fame në 1 prill 2004.

John dhe James Belushi, dy vëllezër aktorë të pandashëm

Karrierat e John dhe James Belushi janë të pandashme. Në fakt, pas vdekjes së parakohëshme të të vëllait, James përfshihet në trupën e Saturday Night Live prej vitit 1983 deri në 1985.  Roli i tij i parë i rëndësishëm është në filmin Thied (1981) e kështu zë fill karriera e tij si aktor. Ai do të zëvendësojë gjithashtu vëllain e tij në grupin Blues Brothers, nën nofkën e Zee Blues. 

John dhe James Belushi, legjendarë, kanë shënjuar kulturën shqiptare në kinema. Në 18 tetor të vitit 2009, James u shpall qytetar nderi i Shqipërisë. Ceremonia u zhvillua në Korçë, në qytetin e prindërve të tij shqiptarë, në pranin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.