Dua Lipa, ylli shqiptar i pop-it britanik

dua lipa

Dua Lipa është ylli në ngjitje i muzikës britanike pop. Kompozitore, këngëtare, interpretuese, por gjithashtu modele, ajo është në majë të renditjeve muzikore prej fillimit të karrierës së saj në vitin 2015.

Dua Lipa, me muzikën në gene

Dua Lipa ka lindur në vitin 1995 në Londër, prej prindërve shqiptarë nga Kosova. Pesë vite para lindjes së Duas, prindërit e saj ikën nga Prishtina për në Londër. Dua u rrit në Londër dhe studioi në Shkollën e Teatrit Sylvia Young. Më pas, në vitin 2008, ajo u zhvendos në Kosovë me familjen e saj.

Që në fëmijëri ajo u përkund nën tingujt e muzikës së babait të saj. Në të vërtetë, ky i fundit, Dukagjin Lipa, është një këngëtar rok nga Kosova. Stili i Duas do të mbetet përherë i influencuar prej kësaj marrëdhënie të privilegjuar. Përveç kësaj, ajo filmon veten në dhomën e saj, ku mund të shihet duke kënduar këngë nga Pink ose Nelly Furtado. Në moshën 16 vjeçare, gjithnjë e apasionuar pas këngës, ajo rikthehet në Londër për të rritur mundësitë e saj për t’u bërë artiste. Ndërkohë, fillimet e saj e çojnë drejt botës së modelingut.

Dua Lipa, pop star

Karriera e Duas në muzikë nis në vitin 2015. Është menaxheri i këngëtares Lana del Rey, i cili pasi vë re zërin dhe talentin e saj, e inkurajon dhe e mbështet Duan në projektin e saj për t’u bërë këngëtare. Kompania Warner Bros merr përsipër albumin e saj të parë. Dua i shkruan vetë pothuajse të gjitha këngët. Në gusht të vitit 2015, ajo nxjerr në treg këngën Neë Love e cila do ta bëjë të njohur menjëherë. Tashmë, ritmi i furishëm i këngëve të saj i tërheq të gjithë. Këngët e saj tregojnë një histori, historinë e Duas. Për më tepër, e lindur në brezin e internetit, ajo e mundëson muzikën e saj të jetojë në ritmin e streaming, e kështu fama e saj rritet në vazhdim.

Kënga tjetër e saj Neë Rules regjistron më shumë se 800 milionë shikime në Youtube. Një sukses i konsiderueshëm për këtë këngëtare të re!

Në vitin 2016 Dua Lipa organizon koncerte në Tiranë (Shqipëri) dhe në Prishtinë (Kosovë) ku ajo mirëpritet ngrohtësisht nga mijëra dashamirës të saj shqiptarë. Në Prishtinë ajo interpreton madje një duet emocionues me babanë e saj këngëtar.