Ferid Murad, studiuesi me çmim Nobel

ferid murad

 

Ferid Murad, është një biolog farmakolog amerikan me origjinë shqiptare. Në vitin 1998, ai fitoi së bashku me dy kolegët e tij, Çmimin Nobel në Fiziologji / Mjekësi për zbulimet në lidhje me rolin e oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular.

Ferid Murad, një studiues i shumëvlerësuar

Ferid Murad u lind më 14 shtator 1936 në Whiting, Indiana, dhe babai tij është me origjinë shqiptare. Ai studioi në Universitetin e Cleveland dhe mori gradën doktor i shkencave në moshën 29 vjeçare. Prej atëherë, ai më së shumti angazhohet në fushën e farmakologjisë, jo thjesht si studiues por edhe si pedagog në disa universitete prestigjioze mjekësore. Më pas, Ferid Murad e vazhdon karrierën e tij në sektorin privat, dhe bëhet president i i kompanisë së njohur Abbott Laboratories nga viti 1988 deri 1992. Në vitin 1997 rifillon të japë mësim në në fakultetin e mjekësisë.

Por Ferid Murad është më i njohur për zbulimet e tij novatore në botën e mjekësisë. Duke studiuar molekulat që veprojnë në sistemin kardiovaskular, ai bën një zbulim të madh me kolegët e tij. Ndër të tjera, ai zhvillon një ilaç kundër impotencës dhe angazhohet në kërkime për të kuruar sëmundje të tjera.

Angazhime të tjera të Ferid Murad

Por bashkëpunimet e tij shkojnë përtej kufijve të Amerikës. Në të vërtetë, Ferid Murad është gjithashtu i interesuar në mjekësinë alternative, duke përfshirë mjekësinë tradicionale kineze. Në vitin 2013, me Grupin Guangzhou Pharmaceutical, ai punoi në përhapjen botërore të një infuzioni tradicional në mjekësinë aziatike: infuzionin kinez Wanglaoji.

Kështu, shqiptarët kanë në mesin e diasporës së tyre këngëtarë, aktorë, koreografë, medimtarë,… Mes këtyre këto taleteve të ndryshme, gjenden edhe shkencëtarë të mëdhenj si Ferid Murad, i cili i nderon shqiptarët me kontributin e tij në avancimin e kërkimeve shkencore në nivel global. Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku diaspora shqiptare është e madhe dhe lind gjenitë e saj.